Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se procesi i votimit në zgjedhjet lokale po vazhdon në mënyrë të qetë dhe pa pengesa serioze. Deri në orën 15:00, në mbarë Kosovën kanë votuar 510 mijë e 525 qytetarë, që përfaqësojnë 25.21 për qind të votuesve me të drejtë vote. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radonicci, tha se deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të mund të ndikonin në integritetin apo rrjedhën e përgjithshme të zgjedhjeve.