Teksa sezoni turistik ka nisur, niveli i muzikës tej normave të lejuara mbetet një nga problematikat kryesore. Për këtë arsye shërbimet e komisariatit të policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle, ku kanë konstatuar një lokal në Ksamil, me nivel muzike që tejkalonte kufijtë e lejuar nga ligji, duke prishur qetësinë publike. Për këtë arsye është vënë një masë administrative. Sakaq pas verifikimeve të tjera është zbuluar se pronari i lokalit kishte punësuar disa persona pa i deklaruar në organet përkatëse dhe nuk lëshonte fatura tatimore për aktivitetin tregtar. Për këto shkelje, ndaj tij nisi procedimi penal dhe administrativ. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u bën thirrje të gjithë bizneseve që të respektojnë oraret dhe nivelet e lejuara të muzikës, si dhe të ushtrojnë aktivitetin në përputhje me ligjin, për një sezon turistik të qetë dhe të sigurt.