Ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci është transferuar në spitalin e burgut për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në paraburgim. Ai ndodhej në paraburgimin e Reçit në Shkodër, pasi u arrestua me urdhër të SPAK në 13 korrik të këtij viti me akuzën e shpërdorimit të detyrës. SPAK thotë se Fran Tuci, në bashkëpunim me ish-administratorin e njësisë Iballë, në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor, i cili ka cenuar një sipërfaqe të madhe të fondit pyjor në pronësi të Bashkisë së Fushë Arrëzit.