Për herë të parë, që pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të burgjeve reagoi ministri i drejtësisë, Ulsi Manja. Bilanci i punës më shumë se dy vjeçare e Admir Abrijas mori notë pozitive nga Manja, i cili u shfaq besimplotë se ish drejtorin e burgjeve e presin përgjegjësi të reja publike.