Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të udhëtojnë të mërkurën në Bruksel për të zhvilluar takimin e parë mes tyre pas gati një viti. Takimi zhvillohet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimit Europian dhe pason vendimin për zgjatjen e mandatit të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak deri në janar të vitit të ardhshëm.