Mundësia për progres në takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator në Bruksel, është minimale thonë analistët politikë në Kosovë. Sipas tyre, takimi i dialogut është i mirëpritur, mirëpo çdo vonim i shtensionimit të plotë të situatës në veri dhe mbajtjes së zgjedhjeve atje, do të zvarrisë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.