Kryeqyteti i kosovës, prishtina, është zgjuar këtë mëngjes e mbuluar nga bora. Në fakt reshjet e borës kanë kapluar të gjithë vendin dhe autoritetet kanë bërë apel për kujdes në rrugë nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga vetë këmbësorët. Zyrtarët thonë se të gjitha rrugët kombëtare dhe rajonale janë aktualisht të zhbllokuara dhe nuk paraqesin rrezik, por kujdesi është i nevojshëm.