Linjat private të transportit publik dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” kanë protestuar paraditen e kësaj të hëne para Komunës së Prishtinës, në kërkim të pagave të padhëna prej disa muajsh. Protestuesve, iu është bashkuar edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe së bashku I zhvendosën para kryeministrisë, nga ku i bënë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti, por edhe ministrit në detyrë të Financave Hekuran Murati që t’i presin në një takim. Një nga protestuesit tha se gjendja është jashtë normales duke u kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjen e punës.