Mungesa e avullit që çoi në ndërprerjen e ngrohjes për konsumatorët në Prishtinë nga ndërmarrja “Termokos” erdhi si pasojë e problemeve në njësinë B1 të termocentralit ‘Kosova B’. Kjo është bërë e ditur nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.