Linjat private të transportit publik dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” kanë protestuar paraditen e kësaj të hëne para Komunës së Prishtinës, në kërkim të pagave të padhëna prej disa muajsh. Protestës iu bashkua edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili së bashku me protestuesit u zhvendosën para Qeverisë duke kërkuar një takim emergjent me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe ministrin e Financave në detyrë, Hekuran Muratin.