‘Serbia po bllokon mjetet e destinuara për Luginën e Preshevës”, është shqetësimi i ngritur nga zëvendëskryeministri në detyrë dhe kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi. Përmes një postimi në rrjetin social FaceBook, Bislimi bën me dije se për këtë shqetësim që prek të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka njoftuar përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.