Pas Thethit, fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë ndalur në Kepin e Rodonit. Këto janë pamjet nga operacioni I nisur këtë të hënë, ku janë prishur disa ndërtesa. Sipas IKMT nga verifikimet e bëra në terren në total janë evidentuar 66 objekte pa leje, që do të shemben. Vetë kryeministri Edi Rama në një poistim në një postim në Facebook, theksoi se aksioni nuk do të ndalet deri në eleminimin e këtij fenomeni, ndërsa paralajmëroi ndëshkim për të gihtë “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë.