Pas Belind Këlliçit, Gerti Bogdanit e doktor Ilir Alimehmetit, një tjetër figurë ka shfaqur interes nga radhët e aleatëve jashtë parlamentarë, për të qenë pjesë e primareve që organizon Partia Demokratike për Tiranën. Kujtim Gjuzi është i katërti në radhë që ka shfaqur interes, duke i dërguar shkresë për këtë edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në dokumentin në fjalë Gjuzi shprehet se ka mbështetjen e Akademisë së Doktrinës së Konservatorëve dhe partisë së pensionistëve të Selami Jenisherit.