Për automjetet elektrike do të krijohet një rrjet kombëtar pikash karikimi nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Numri dy i qeverisë shqiptare, Belinda Balluku shpalosi përfitimet që sjell OSHEE Charge për transportin ekologjik, ndërkohë që shefi i ekzekutivit, Edi Rama deklaroi se ky nuk është i vetmi investim në pikëpamje të energjisë, pasi vitin e ardhshëm do të vendoset e sistemi i matësave të energjisë me inteligjencë artificiale.