Nën sloganin "Albania Future Now", Shqipëria prezantoi ekosistemin shqiptar të inovacionit, në Slush 2025, një tjetër konferencë e rëndësishme, ne botë per startup-e, investitorë dhe profesionistë të teknologjisë, që u zhvillua në Helsinki në datat 19- 20 nëntor. Mes 6000 startup- eve nga e gjithë bota, ishin edhe 8 startup-e nga Shqipëria, mbështetur nga EU4Innovation: Dollap, Katalogim, LekoTech, PayStorm AI, Great Shift si edhe TeutAL, MedApp dhe Avenirs. Slush ofron një mundësi unike për stautup-et, per te prezantuar idetë e tyre përpara investitorëve dhe fondeve ndërkombëtare.