Keqqeverisja e vendit nga mazhoranca ka cuar në shkatërrimin e sistemeve, largimin masiv të shqiptarëvë, varfërinë e vendit dhe në një sërë faktorësh te tjere negativë, në dëm të vendit. Kështu u shpreh në emisionin Breaking deputeti demokrat Tritan Shehu. Optimist për zgjedhet e 14 majit të këtij viti, Shehu u shpreh se opozita do të marrë një numër të madh bashkish. Shehu e mbylli fjalën e tij duke u bëre thirrje kolegëve të jenë të pranishëm në grupin parlamentar, sepse sipas tii, atje është problemi.