Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet për shkollën e re në Vaqarr “Bedri Llagami”, e cila është një nga 10 shkollat e reja që do të hapë dyert për nxënësit këtë vit shkollor. Ai u shpreh se pas vonesave për çështjen e pronës, tani puna ka ecur me ritme të kënaqshme dhe shkolla ndodhet në fazën e fundit përpara hapjes përfundimtare të saj këtë sezon. Veliaj tha se shkolla, e cila ndodhet fare pranë lagjes së re të rindërtuar në Vaqarr, kompleton korpusin arsimor dhe i jep një tjetër vlerë zonës.