Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi për herë të dytë mbledhjet e Kuvendit, nga Lëvizja Vetëvendosje janë shtuar zërat që i kërkojnë kësaj gjykate që të çoj vendin në zgjedhje të reja parlamentare. Pretendimet e Vetëvendosjes nuk kanë ndonjë bazë ligjore ku të mbështeten, por presioni ndaj Kushtetueses është shtuar pas mbledhjes së këshillit të përgjithshëm ku u nominua Albin Kurti për Kryeministër.