Kërkesat e vazhdueshme të bizneseve për ndryshim të fashës orare gjatë të cilës lejohet muzika si dhe deklarat e kryeministrit Edi Rama apo edhe të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli janë konkretizuar e vulosur përfundimisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në mbledhjen e kësaj të hëne të ekspertëve të komitetit teknik u vendos zgjatja e orarit të muzikës deri në orën 23:00. Ndërkohë vijojnë të nglen në fuqi masat e tjera antiCovid.