Sllovakia është duke u përballur me presion të lartë diplomatik për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Jan Cingel, drejtor i organizatës për Analiza Strategjike në Brastisllavë thotë se Sllovakia është nën persionin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me Kosovën. “Edhe pse e ka mbështetjen e Greqisë, Spanjës dhe Rumanisë, Sllovakia vazhdon të paguajë një çmim shumë të lartë kurdo që çështja e Kosovës diskutohet në agjendat e forumeve ndërkombëtare”, tha Cingel.