Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Presidentit të Republikës për të dekretuar datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale për kreun e Bashkisë Himarë. Nënkryetari i PD, njëherë kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, e ka konsideruar si shkelje të vendimin nga ana e Presidentit, pasi nuk ka pritur ankimimin që është paralajmëruar që do t’i bëhet vendimit të Komisionerit Ilirian Celibashi.