Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë, duke i dhënë dritën ‘jeshile’ për krijimin dhe udhëheqjen e qeverisë së re ‘Rama 3’. Kërkesa për dekretin e Ramës, iu dorëzua pak ditë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Në atë shkresë kërkohej që Edi Rama të ishte kryeministër i Shqipërisë, i propozuar nga PS, dekretim ky që nuk u vonua nga Presidenti Ilir Meta i cili këtë të shtunë hodhi firmën e tij.