Kryeministri Albin Kurti, njëkohësisht lideri I lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se javën e ardhshme do të nisë takimet me liderat e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Kurti u shpreh para nisjes së seancës parlamentare, se është në kontakt edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.