Kanë filluar negociatat mes të mandatuarve nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të negociuar me aleatët opozitar. Pas një takim të zhvilluar me kreun e grupit Parlamentar Aleanca për Ndryhshim, Fatmir Mediu, ky i fundit u shpreh se duhet që opozita të jetë e unifikuar si në qëndrim ashtu edhe në kandidatura. Por Mediu duket më i përafruar me qëndrimet e Komisionit të Rithemelimit, teksa shprehet pro një figura politike si kandidat.