Në prill të këtij viti partitëë pro-ruse në Malin e Zi iniciuan një kërkesë për tërheqjen e njohjes së Kosovës, megjithatë në një prononcim për mediat sllovene, presidenti malazez Jakov Milatovic tha se këto çështje janë të arkivuara tashmë. Ai theksoi se tema të caktuara, si njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, nuk janë në diskutim.