Disa audio përgjime të cilat e bëjnë të dyshohet për lidhje me mafian shqiptare, aktivietet korruptive dhe kriminale mund të rrëzojnë presidentit e Ekuadorit, Guillermo Lasso. Dy ditë më parë mediat në Ekuador publikuan disa përgjime të cilat implikonin presidentin e vendit në aktivitete korruptive. Përgjimet përmbanin biseda midis dy gjeneralëve të policisë së Ekuadorit, Giovanni Ponce dhe Mauro Vargas të cilët përpiqeshin të mbyllnin një raport me Emrin “Padrinoja i madh” në mënyrë që të shpëtonin presidentin e vendit nga impikimet e mundshme.