Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve diplomatike post-komuniste, Shqipëria do të presë në një vizitë zyrtare një President gjerman. Lajmi është bërë publik nga vetë ambasada e Gjermanisë, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën me dije se vendi ynë do të vizitohet nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier në një vizitë 2 ditore me 1 dhe 2 dhjetor. Kjo vizitë vjen si shenjë e mbështetjes së Gjermanisë për integrimin evropian të rajonit.