Presidenti i Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, ka mbërritur në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar, tha një zëdhënës i tij. Steinmeier, që arriti në kryeqytetin ukrainas përmes trenit, u takua atje me homologun e tij Volodimir Zelenski. Kjo është vizita e parë e Steinmeier që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por është përpjekja e tij e tretë për të udhëtuar për në Kiev. Javën e kaluar, Steinmeier shtyu një udhëtim të planifikuar për në Ukrainë, për shkaqe sigurie. Presidenti gjerman po ashtu kishte planifikuar që ta vizitonte Kievin së bashku me homologët e tij nga Lituania, Polonia, Letonia dhe Estonia në prill, por pak para vizitës iu kërkua që të mos udhëtonte drejt kryeqytetit ukrainas.