Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti konferencën kombëtare të Gastro- Entero- Hepatologjisë. Në fjalën e tij kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë e mjekut në shoqëri. “Teknologjia ndihmon. Inteligjenca artificiale orienton. Por vendimin e merr mjeku. Sepse mjekësia nuk është vetëm shkencë; është gjykim dhe përgjegjësi, është etikë dhe marrëdhënie njerëzore.