Damian Gjiknuri, nje nga tre negociatoret e maxhorances, sfidoi opozitën e Alibeajt për 4 propozimet që parashikon në platformën e tij, ndonëse si Balla ashtu edhe Spiropali kërkuan që të mos ketë kushte. Po pavarësisht kësaj, Enkelejd Alibeaj nuk heq dorë nga platforma e propozuar prej tij për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Sipas Alibeajt zgjidhja e vetme për të patur një President konsensual është pranimi i propozimeve të tij.