Presidentja në largim e Kosovës, Vjosa Osmani ka depozituar në Kuvend amendimet kushtetuese, sipas të cilave posti i presidentit të mos zgjidhet më përmes shumicës së cilësuar nga parlamenti, por përmes votës së qytetarëve. “Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentit, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011”, shkruan Presidentja përmes rrjeteve sociale.