Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, është rizgjedhur për një mandat të tetë që mund ta mbajë atë në detyrë deri në moshën gati 100 vjeçare, sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Këshilli Kushtetues i vendit të Afrikës Qendrore. "Me anë të kësaj deklarate shpallet President i zgjedhur kandidati Paul Biya", tha Clement Atangana, president i Këshillit Kushtetues.