Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratike ka shpallur fitoren në Preshevë për zgjedhjet lokale, ndërsa Fronti për Ndryshim shpalli fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc. Nga rezultatet preliminare të publikuara, Sinani në Preshevë ka marrë 4.078 vota. Pas fitores Sinani u ka premtuar votuesve se do të udhëheqë me përgjegjësi.