Ish-kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është shumë pranë rikthimit në detyrë, pasi partia e tij SMER, e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare, ka arritur marrëveshjen për të formuar një qeveri koalicioni. Qeveria e koalicionit do të përbëhet nga partia e majtë Hlas, partia ultra-nacionaliste pro-ruse sllovake Kombëtare dhe partia populiste SMER e Ficos, e cila ka të drejtën të zgjedhë edhe kryeministrin.