Vrasësi, apo vrasësit e biznesmenit Edmond Papa ende nuk janë identifikuar ende, por në duart e hetuesve janë tashmë disa pamje filmike, mbi bazën e të cilave do të mund të dalë identikiti i tyre. Autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa dyshohet se e ndoqën atë për disa javë, derisa e ekzekutuan pasditen e 16 dhjetorit. Ky dyshim i grupit hetimor vjen pas kqyrjes së disa pamjeve filmike në kryeqytet në vizitën e parafundit që 49-vjeçari kishte kryer në Tiranë rreth 3 javë më pare, por gjurmimi, apo ndjekja deri në momentin e përshtatshëm për vrasje ka qenë edhe më shumë se kaq.