Ndërhyrja e Policisë ka sjellë zhbllokimi e Urës së Ambasadorit në kufirin kryesor ndërkombëtar që lidh Kanadanë dhe SHBA-në. Situata ndodhej e tensionuar prej një jave, teksa ajo ishte e bllokuar nga protestuesit për shkak të masave kufizuese anti-covid. Pas urdhërit të një gjykate në Ontario të premten për të prishur protestën, shumë nga automjetet e përfshira u larguan paqësisht me urdhër të policisë, por dhjetra demonstrues mbetën ende në kundërshtim.