Pas dështimit për herë të 58-të të Kuvendit të Kosovës, përkundër aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, Presidentja Vjosa Osmani u është drejtuar me një thirrje partive politike parlamentare që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se duhet t’i lënë anash dallimet dhe të vendosin interesin e Kosovës të parin, duke krijuar një shumicë parlamentare që e çon vendin përpara.