Vendimi I KAS për të regjistruar PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, po shërben si precedent edhe për parti të tjera. Partia Bindja Demokratike, vijon të figurojë në regjistrin e partive politike në gjykatë me kryetar Astrit Patozi, por ky I fundit është dorëhequr. Për këtë, Bindja Demokratike kërkon nga KQZ, regjistrimin e saj por me kryetar Fabian Topollaj.