Socialistët pritet të ndërhyjnë sërish në formulën e emërimit të drejtorit të gardës së republikës. Deputetja Antoneta Dhima ka depozituar në Kuvend një draft propozim, ku parashikohet heqja e konkursit dhe i disa kritereve që duhet të plotësojë drejtori i ri i gardës së republikës. Ky propozim shbën thelbin e reformatimit të gardës së republikës që u ndërmorr në vitin 2024 dhe që parashikonte një proces konkurrimi. Ligjvënësja Dhima sugjeron që drejtori i përgjithshëm i gardës së republikës të emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit, dhe t’i jepet grada drejtues madhor. Ai duhet të përzgjidhet nga radhët e punonjësve të gardës.