Prej 12 vitesh, kryeministra dhe përfaqësus të Kosovës dhe Serbisë udhëtojnë periodikisht drejt Brukselit, për të marrë pjesë në bisedimet e paqes me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Gjatë këtyre viteve janë arritur një sërë marrëveshjesh për shumë çështje, por në terren situata jo vetëm që nuk është përmirësuar, por tensionet rikthehen hera-herës. Krizat e vazhdueshmë në Veri të Kosovës kanë zbuluar për më tepër dobësitë e BE-së, e cila po shuan prej një viti zjarr pas zjarri. Por unionit i mungon një plan për një zgjidhje të qëndrueshme për mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi.