Teksa festuam ardhjen e pranverës, fillimi I kësaj jave ka risjellur ulje të temperatuarve dhe reshje dëbore në disa qytete të Shqipërisë. Qyteti i Kukësit, Bulqiza, Tropoja dhe Hasi, qarku i Korçës dhe rrethina të Elbasanit janë zgjuar me reshje dëbore. Prani të dëborës raportohet të ketë edhe në Qafë Thanë.