Reshjet e dëborës janë rikthyer gjatë orëve të natës në disa zona të vendit, si pasojë e temperaturave të ulëta. Reshjet janë shfaqur kryesisht në zonat malore, përfshirë Malin e Dajtit në Tiranë, Gjinarin dhe Fushë-Studën në Elbasan. Në qarkun e Dibrës, dëbora ka mbuluar zonat mbi 300 metra lartësi, duke përfshirë Bulqizën dhe fshatrat përreth. Banorët raportojnë për reshje të konsiderueshme, ndërsa në disa rrugë rurale qarkullimi është bërë i vështirë.