Suedia ka shënuar një rekord të rri sa I takon motit pasi për pesë ditë rresh ka shënuar temperature mbi dhjetë gradë në tre qytete jugore, tha shërbimi meteorologjik I vendit. "Çdo ditë nga 6 deri në 10 prill, temperatura mesatare ditore ishte të paktën 10 gradë në Malmo, Kristianstad dhe Karlshamn," thanë autoritetet. "Kushti u plotësua në këtë mënyrë për verën meteorologjike në këto tre stacione," tha ai ndërsa shtoi se "Kjo është data më e hershme e mbërritjes së pranverës e shënuar ndonjëherë në Suedi, referuar statistikave që datojnë nga fundi i viteve 1800,". Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 1906 kur ardhja e stinës së ngrohtë u regjistrua zyrtarisht se po arrinte më 10 prill. Ndryshime e temperaturave autoritetet I lidhin me ngrhejn globale.