Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare. Kërkesë e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, sanitares dhe të birit të kësaj të fundit u paraqit në seancën paraprake ndërkohë që tre të akuzuarit nuk kanë pranuar akuzën por vetëm aktet në gjendjen që janë.