Policia e shtetit ka reaguar lidhur me momentin kur Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u nxorr me forcë nga automjeti i tij, pranë mbikalimit të Kamzës. Përmes një njoftimi, policia sqaron se Meta ka kundërshtuar urdhrin e policisë për të ndaluar si dhe ka fyer agjentët e policisë. Në njoftimin e saj policia thekson se pasi është marrë informacion lidhur me vendndodhjen e Ilir Metës, është bërë ndalimi i automjetit, ku i është komunikuar vendimi i gjykatës për masën e sigurisë arrest në burg.