Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e tij greke. 26-vjeçarja ka denoncuar 33-vjeçarin në polici në Athinë në datë 13 qershor. Në dëshminë e saj në polici e reja tregoi se pas mesnate ish-bashkëshorti i saj pasi kishte thyer portën e banesës së saj duke e goditur me shkelma, kishte hyrë brenda dhe me një litar kishte tentuar ta mbyste.