Një sasi e madhe kokaine është sekuestuar në Greqi, ku në prangat e policisë kanë rënë tre shqiptarë. Përmes një operacioni të organizuar, pas grumbullimit të informacioneve për personat e përfshirë në grupin kriminal, u ndërhy në një depo në Selanik, në zyrat e kompanisë së dhënies me qera të automjeteve si dhe në një mjet. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 21 kg 682 gram kokainë, 1 pistoletë me 5 fishekë. Në prangat e policisë ranë shtetasit Admirim Lemellari, Jorgo Zguri dhe Gertian Rushi alias Tahir Kroza.