Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona për shitje të lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë rënë 36 vjecari Zef Marashi, xhaxhai i të arrestuarit tjetër Mateo Marashi si edhe një 17 vjecar. Këta dy të fundit u kapën në flagrancë teksa qarkullonin me motor për të shitur lëndë narkotike në qytet. Gjatë kontrollit fizik ndaj 17-vjeçarit që drejtonte motorin pa leje drejtimi, dhe ndaj pasagjerit, shërbimet e Policisë gjetën sasi kanabisi të ndarë në dhjetëra doza gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e Mateo Marashit, ku qëndronte edhe i vëllai i tij dhe xhaxhai Zef Marashi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabisi, të ndarë në rreth 280 doza, me qese farmaceutike, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 4 celularë. Policia ka proceduar penalisht edhe vëllain 20 vjeçar të Mateo Marashit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër për për veprime të mëtejshme.