Edhe pse ia kishin ndaluar hyrjen në vendet e BE-së, një shtetas shqiptar kishte arritur të futej në Spanjë duke u shtirur si ekspert ligjor dhe më pas kishte ngritur bandën e tij të trafikimit të drogës. Emri I kreut të bandës ende nuk bëhet I ditur, ndërkohë ai u arrestua së bashku me 10 persona të tjerë të angazhuar në veprimtarinë e paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike.