Pas një kërkese të SPAK, policia ka arrestuar Kreshnik Farrukun, i cili u dorëzua në polici së bashku me vëllain e tij Erneo Farruku. Gjykata e Durrësit caktoi në të njëjtën ditë, masën e arrestit në shtëpi për dy vëllezërit. Ka qenë ky vendim që ka shtyrë SPAK të kërkojë ashpërsimin e masës së sigurisë për Kreshnik Farrukun, por jo për vëllain e tij Erneo Farruku. Dy vëllezërit, Kreshnik Bodlli (Farruku) dhe Erneo Farruku u ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë në lidhje me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të organizatës së strukturuar ndërkombëtare që drejtojnë.